Virusi mbjell frikë për sezonin e festivaleve në Indi, ndërsa infeksionet kalojnë 6 milion

Virusi mbjell frikë për sezonin e festivaleve në Indi, ndërsa infeksionet kalojnë 6 milion

12:37, 28/09/2020
A+ Aa A-

India njoftoi të hënën se infeksionet e koronavirusit e kishin kapërcyer shifrën 6 milion, askund afër numrit të kërkuar për imunitetin e tufës në vendin me 1.3 miliardë njerëz dhe duke rritur ankthin për të kapur pikun gjatë periudhës së festivaleve fetare hindu.

India shtoi një milion raste brenda 11 ditësh, që sipas një llogarie të Reuters mbi të dhënat e qeverisë, tani ajo ka numrin e dytë më të lartë të infeksioneve, pas Shteteve të Bashkuara që kaluan 7 milion javën e kaluar.

Sezoni i festivaleve në Indi, që kulmon në tetor dhe nëntor me festimet popullore hindu të Dussehra dhe Diëali, përbën sfida të reja, ndërsa zyrtarët po përpiqen të zbusin mbajtjen e festimeve të zakonshme të mëdha publike dhe udhëtimet brenda vendit.

Qeveria në shtetin perëndimor Gujarat tha se nuk do të mbajë veprimtari për festivalin nëntëditor Navratri që fillon më 17 tetor.

"Festimet për Navratri do të thonë biznes për klasat garba (vallëzimi), vendet, dekoruesit, furnizuesit e ushqimit dhe ujit, orkestrat, agjencitë e sigurisë, furnizuesit e sistemit të zërit, shitësit e veshjeve dhe stolive artificiale", tha Samir Shah, drejtori i Archie Events me bazë në Gujarat për Reuters.

"Ndikimi ekonomik është i madh për të gjithë të përfshirët."

Qytetet kryesore në shtet si Ahmedabad, Surat dhe Vadodara kanë dhjetëra ngjarje të mëdha private çdo vit, që organizatorët thonë se është pothuajse e sigurt që do të anulohen.

Në kohë normale, mijëra njerëz do të merrnin pjesë në këto tubime çdo ditë gjatë festivalit, dhe Shah tha se një aktivitet i madh vallëzimi do t’i jepte punë të përkohshme 250 deri në 300 personave.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco