Lajmi i fundit

LIVE/ Bylykbashi, Kaso dhe Çupi, konferencë për media në PD

G20: Samiti i nëntorit do të jetë virtual në Arabinë Sauditë

G20: Samiti i nëntorit do të jetë virtual në Arabinë Sauditë

10:20, 28/09/2020
A+ Aa A-

Për shkak të pandemisë samiti tjetër i G20 është planikuar për në nëntor përmes videokonferencës në Arabinë Saudite.

Kjo u njoftua sot nga Riadi.

Që nga marsi të gjitha takimet e G20 kanë qënë virtuale.

  "Samiti i Liderëve të G20 2020 do të mbahet praktikisht nga 21-22 nëntor dhe do të kryesohet nga Madhëria e Tij Salman bin Abdul Aziz Al-Saud," tha mbretëria në një deklaratë.

Samiti "do të përqëndrohet në mbrojtjen e jetës " duke pasur parasysh se qëllimi ishte të adresonte "dobësitë e zbuluara gjatë pandemisë dhe të vendoste bazat për një të ardhme më të mirë".

Përpara samitit, Arabia Saudite po përpiqet të përmirësojë imazhin e saj, të mjegulluar nga akuzat për shkelje të të drejtave të njeriut.

Grupet e të drejtave të njeriut kanë nxitur shtetet e G20 të bëjnë presion në Riad, ndërsa shtypja kundër aktivistëve dhe disidentëve në mbretëri rritet.

Vrasja e Jamal Khashoggi në 2 tetor 2018, në konsullatën Saudite në Stamboll, njollosi reputacionin e mbretërisë dhe të Princit të Kurorës Mohammed bin Salman, i akuzuar nga Turqia dhe mbrojtësit e të drejtave të njeriut se qëndronin pas vrasjes së këtij gazetari i cili ai ishte afër regjimit të Riadit para se të bëhej kritik.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco