Lajmi i fundit

LIVE/ Adi Krasta në 'A Show'

Gorilla sulmon me gurë rojtaren, i thyen kockat dhe e bën për spital

Gorilla sulmon me gurë rojtaren, i thyen kockat dhe e bën për spital

10:13, 28/09/2020
A+ Aa A-

Një rojtare e kopshtit zoologjik Akuariumin Zoonë Madrit të Spanjës është sulmuar dunshëm nga një gorillë.

Sipas raportimeve gorilla ka përdorur 31 gurë për të sulmuar dhe goditur rojtaren pasi kishte arritur të kalonte tre dyer të sigurisë në kopshtin zoologjik.

Gruaja 46-vjeçare pësoi një dëmtim në kokë, trauma në gjoks me fraktura të shumta dhe dhe dy duar të thyera.

Ajo u dërgua me urgjencë në Spitalin Klinik të Madridit në një gjendje të rëndë.

Një deklaratë e lëshuar nga kopshti zoologjik tha: "Duke pasur parasysh ngjarjen që ndodhi këtë mëngjes me një rojtar gorillash nga Zoo në Madrid, ne ndajmë shënimin tonë zyrtar dhe dëshirat tona për një shërim të shpejtë për këtë punëtor.

Kopshti zoologjik tha se protokolli i urgjencës u aktivizua shpejt, duke njoftuar një ekip urgjence dhe policë.

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco