Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Farhani, britaniku 41 vjeç teston i pari, ilaçin eksperimental të artritit kundër COVID-19

Farhani, britaniku 41 vjeç teston i pari, ilaçin eksperimental të artritit kundër COVID-19

09:56, 28/09/2020
A+ Aa A-

Pacienti me koronavirus, 41 vjeç, bëhet i pari në Mbretërinë e Bashkuar që merr ilaçin eksperimental të artritit në një testim për të kuruar COVID-19.

Burri nga Mançesteri është bërë pacienti i parë në Mbretërinë e Bashkuar që i është dhënë ky ilaç eksperimental i artritit.

Farhan Hamid, është në kujdes intensiv në spitalin Manchester Royal Infirmary.

Ai ka marrë një dozë të otilimab - e cila është në studim si një trajtim i mundshëm për artritin reumatoid - me shpresë se ky ilaç mund të lehtësojë gjithashtu efektet e Covid-19.

Z. Hamid është pjesë e studimit të Otilimab në trajtimin e sëmundjeve të rënda të lidhur me sCOVID-19, që synon të përcaktojë nëse ilaçi mund të trajtojë sëmundjen e rëndë të mushkërive të shkaktuar nga virusi.

Eksperimenti në spitalin e Mançesterit drejtohet nga Dr. Andy Martin. Ai tha: 'Pacientët e kualifikuar për të marrë pjesë në këtë studim janë ata që përjetojnë vështirësi shumë të rënda të mushkërive për shkak të COVID-19 dhe po marrin oksigjen ose mbështetje të ventilatorit.

Ne po e kryejmë këtë studim për të parë nëse otilimab - i cili është në studim si një trajtim i mundshëm për artritin reumatoid - mund të lehtësojë gjithashtu efektin e koronavirusit në mushkëri, duke zbutur ndikimin e virusit në sistemin imunitar.'

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco