Pagoi vetëm 750 USD taksa? Reagon Donald Trump: Shpikje!

Pagoi vetëm 750 USD taksa? Reagon Donald Trump: Shpikje!

09:25, 28/09/2020
A+ Aa A-

Presidenti amerikan, Donald Trump hodhi poshtë një raportim të New York Times ku thuhet se ai nuk ka paguar taksa federale për 10 nga 15 vitet e shkuara.

Trump tha se ky lajm është një shpikje totale. Sipas tij, ai ka paguar shuma të mëdha në taksa federale dhe taksa shtetërore.

“Është lajm fals, është krejt i shpikur,” tha Trump. “Gjtihçka është gabim, ata janë shumë rëndë,” tha presidenti.

Sipas gazetës, Trump ka paguar vetëm 750 dollarë taksa në vitin kur u zgjodh si president dhe sërish 750 dollarë në vitin e parë në detyrë.

Trump, që ka një pasuri prej miliarda dollarësh, mohoi se ka paguar kaq pak.

Ai tha se të ardhurat e tij janë nën auditim, dhe në momentin kur auditimi do mbarojë, do i bëjë publike të dhënat.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco