Masakër mes bandave/ Gjenden 11 të vdekur në një lokal në Meksikë

Masakër mes bandave/ Gjenden 11 të vdekur në një lokal në Meksikë

22:57, 27/09/2020
A+ Aa A-

Një masakër e vërtetë ka ndodhur këtë të diel në një local, ku janë gjendur 11 persona të vdekur, thanë autoritetet meksikane, ndërsa vendi lufton me një normë rekord të vrasjeve mes bandave.

Pavarësisht nga zotimi i qeverisë për të ndaluar dhunën e bandave, zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të shtetit qendror meksikan të Guanajuato tha se trupat e shtatë burrave dhe katër grave u gjetën në lokal në orët e para të mëngjesit të së dielës në qytetin Jaral del Progreso.

Një grua tjetër u gjet me lëndime me armë zjarri, thanë autoritetet në një njoftim për shtyp.

Guanajuato, është bërë një skenë e përsëritur e dhunës kriminale në Meksikë, e shkatërruar nga një luftë mes bandës lokale Santa Rosa de Lima dhe kartelit të fuqishëm Jalisco Neë Generation.

Në korrik, personat e armatosur vranë 24 njerëz në një qendër rehabilitimi të drogës në Guanajuato, duke shënuar një nga vrasjet më të këqija masive që kur Presidenti Andres Manuel Lopez Obrador mori detyrën duke u zotuar të ulte nivelet rekord të dhunës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco