Lajmi i fundit

LIVE/ Rinis mbledhja e Këshillit Bashkiak në Himarë

Sërish shifra të larta nga Franca/ Konfirmohen mbi 14 mijë raste të reja me COVID-19

Sërish shifra të larta nga Franca/ Konfirmohen mbi 14 mijë raste të reja me COVID-19

20:28, 27/09/2020
A+ Aa A-

Prej disa ditësh me radhë Franca po vazhdon të ketë rritje drastike të rasteve të reja me COVID-19.

“Vala e dytë po mbërrin më shpejt sesa mendonim,” tha Patrick Bouet, kreu i Këshillit Kombëtar të Urdhrit të Mjekëve, për të përjavshmen Journal du Dimanche, transmenton France24.

Kufizime të reja për të ngadalësuar përhapjen e sëmundjes në zonat më të prekura të vendit, përfshirë qytetin mesdhetar Marsejë dhe rajonin e Parisit, kanë hasur në rezistencë lokale, transmeton Klan Kosova.

Bouet i tha gazetës se paralajmërimet e dhëna këtë javë nga Ministri i Shëndetësisë Olivier Veran nuk kishin shkuar siç duhet.

“Ai nuk tha që brenda tre deri në katër javë, nëse asgjë nuk ndryshon, Franca do të përballet me një shpërthim të përhapur në të gjithë territorin e saj, për disa muaj të gjatë vjeshte dhe dimri,” tha Bouet.

Nuk do të kishte asnjë staf mjekësor në dispozicion për të siguruar përforcime dhe sistemi shëndetësor i Francës nuk do të ishte në gjendje të përmbushë të gjitha kërkesat e paraqitura mbi të, paralajmëroi ai.

“Shumë prej tyre janë të rraskapitur, të traumatizuar”.

Shërbimi shëndetësor i Francës të shtunën regjistroi 14,412 raste të reja, shifër kjo pak më e ulët se rekordi 16,000 i regjistruar të enjten dhe të premten.

Por gjatë shtatë ditëve të fundit, 4,102 njerëz janë shtruar në spital, 763 prej të cilëve janë duke u trajtuar në kujdesin intensiv.

Kujtojmë se kryeministri francez, Jean Castex, në një deklaratë për kanalin “France 2” tha se mund të vendosin kufizimin e daljes në rrugë nëse situata e pandemisë përkeqësohet edhe më tej.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco