Konflikti ushtarak me Armeninë/ Erdogan mbështet Azerbajxhanin: Kërcënim për paqen në rajon

Konflikti ushtarak me Armeninë/ Erdogan mbështet Azerbajxhanin: Kërcënim për paqen në rajon

19:40, 27/09/2020
A+ Aa A-

Pas përplasjeve midis forcave armene dhe azere për rajonin e diskutueshëm të Nago-Karabakut, Turqia kritikoi ashpër Armeninë, duke u zotuar të vazhdojë mbështetjen e saj për Azerbajxhanin.

Në një bisedë telefonike me Presidentin e Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, presidenti turk Tajip Erdogan u informua mbi situatën dhe u bëri thirrje armenëve të qëndrojnë kundër udhëheqësve, të cilët ai tha se ishin “duke i tërhequr ata drejt katastrofës”.

Në deklaratën e tij në Twitter, Erdogan shtoi se solidariteti i Ankarasë me Baku do të “vazhdonte gjithnjë e më shumë”.

“Armenia, e cila i ka shtuar sulmet e saj kundër Azerbajxhanit, ka treguar edhe një herë se është kërcënimi më i madh për paqen në rajon,” tha Erdogan dhe shtoi se reagimi ndërkombëtar ndaj konfliktit kishte qenë i pamjaftueshëm.

Turqia i bën thirrje “të gjithë botës të qëndrojë me Azerbajxhanin në betejën e tyre kundër pushtimit dhe mizorisë”, shtoi Erdogan.

Armenia reagoi ndaj komenteve, duke thënë se forcat azere kishin qëlluar së pari në përleshjet e së dielës.

Kryeministri armen Nikoll Pashinyan i kërkoi bashkësisë ndërkombëtare të sigurojë që Turqia të mos përfshijë veten në konflikt.

Turqia ka mbështetur tradicionalisht Azerbajxhanin me shumicë myslimane në konfliktin e gjatë për Nago-Karabakun, një rajon brenda Azerbajxhanit ku popullsia është kryesisht armene etnike.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco