Mbi 1 milionë të vdekur nga COVID-19 në të gjithë botën

Mbi 1 milionë të vdekur nga COVID-19 në të gjithë botën

19:31, 27/09/2020
A+ Aa A-

Ditën e sotme ka shkuar në mbi 1 milionë numri i personave që kanë ndërruar jetë, për shkak të COVID-19.

Më saktë, deri tani janë 1 000 202 viktima nga COVID-19 sipas raportimeve globale.

Ndërkohë numri të infektuarve nga koronavirusi ka shkuar në 33 177 416 individë.

Ndërsa, numri i të shëruarve nga Covid-19 në botë është në shifrat e 24 504 931 persona.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kryeson listën, si shteti me më shumë të infektuar nga koronavirusi, me 7 294 032 njerëz.

Pas SHBA-ve vjen India, më pas Brazili, Rusia, Kolumbia, Peruja, Spanja, Meksika etj.

Fillimisht, pandemia “goditi” shtetet perëndimore, por pas marrjes së masave nga këta të fundit, koronavirusi gjeti përhapje të madhe në shtete me popullsi të madhe dhe të varfër.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco