‘Lukashenko duhet të largohet’/ Bjellorusia i përgjigjet Macronit: Perëndimi po na destabilizon

‘Lukashenko duhet të largohet’/ Bjellorusia i përgjigjet Macronit: Perëndimi po na destabilizon

16:28, 27/09/2020
A+ Aa A-

Lidhur me situatën e rëndë në Bjellorusi, ku protestat kanë përfshirë vendin, presidenti francez Emmanuel Macron u shpreh se udhëheqësi Alexander Lukashenko duhet të tërhiqet nga pushteti.

“Është e qartë se ai duhet të largohet. Ajo që po ndodh në Bjellorusi është një krizë pushteti, një pushtet autoritar që nuk mund të pranojë logjikën e demokracisë dhe detyrohet me forcë” tha ai.

Nuk ka munguar as reagimi i ministrit bjellorus të Punëve të Jashtme Vladimir Makei, i cili akuzoi vendet perëndimore për përpjekje për të mbjellë “kaos dhe anarki” në ish-republikën Sovjetike.

“Ne po shohim përpjekje për të destabilizuar situatën në vend” tha ai në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

“Ndërhyrja në punët tona të brendshme, sanksionet dhe kufizimet e tjera ndaj Bjellorusisë do të kenë efektin e kundërt dhe është e dëmshme absolutisht për të gjithë” tha ai.

Dhjetëra mijëra njerëz kanë dalë në rrugë në Bjellorusi që nga zgjedhjet e 9 gushtit duke protestuar kundër diktatorit për manipulimin e procesit, por Lukashenko nuk tërhiqet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco