Rezulton për të dytën herë me COVID-19/ Nuk zgjat shumë qetësia dhe paqja te ish-kryeministri

Rezulton për të dytën herë me COVID-19/ Nuk zgjat shumë qetësia dhe paqja te ish-kryeministri

16:21, 27/09/2020
A+ Aa A-

Ka rezultuar sërish me COVID-19, ish-kryeministri italian, Silvio Berlusconi.

Berluskoni u shtrua në spital në Milano me pneumoni, pasi doli pozitiv për COVID-19 më 3 shtator.

Herën e parë që rezultoi poztiv, ai u shtrua dhe mori trajtim për 10 ditë në spitalin e San Raffaele dhe doli prej andej me 14 shtator, kur edhe ishte shëruar nga COVID-19.

Por duket se kjo periudhë qetesie dhe paqeje nuk ka zgjatur shumë për Berlusnonin, i cili është testuar sërish me koronavirus dhe tashmë është në karantinë në vilën e tij jashtë Milanos me të dashurën, Marta Fascina, e cila gjithashtu doli pozitive për COVID-19.

Ai qëndron i shtrirë në shtrat, duke luftuar me pasojat e sëmundjes duke filluar nga lodhja fizike.

Politikani thuhet se angazhohet në distancë në aktivitetet e partisë së tij, Forza Italia dhe Partisë Popullore Evropiane, e cila e vendosi atë si një ligjvënës në Parlamentin Evropian.

Berlusconi dhe 30-vjeçarja Fascina pretenduan se morën virusin gjatë pushimeve në ishullin mesdhetar të Sardenjës këtë verë.

Virologu Massimo Clementi i tha agjencisë së lajmeve Adnkronos se Berlusconi nuk kishte simptoma COVID-19 që kërkonin ndonjë trajtim të specializuar në spital./ Panorama/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco