Pacienti i parë i COVID-it në Itali hyn në garë vrapimi: Isha pozitiv, mendoj pozitivisht!

Pacienti i parë i COVID-it në Itali hyn në garë vrapimi: Isha pozitiv, mendoj pozitivisht!

07:25, 27/09/2020
A+ Aa A-

Pacienti i parë i identifikuar me COVID-19 në Itali ka marrë pjesë të shtunën në një garë vrapimi me stafetë, pak javë pasi u lirua nga kujdesi intensiv.

38-vjeçari Mattia Maestri të shtunën ishte pjesë e garës dyditore. Ai u shpreh “me fat” që i ka mbijetuar virusit dhe se është në gjendje të marrë pjesë simbolikisht në garën që bashkon dy qytezat e para të goditura në rajonin e Italisë veriore, Codognon dhe Vo Euganeon.

Ai kishte rezultuar pozitiv më 21 shtator në Codogno. Shtatë muaj më pas, u bë simbol i shpresës së luftës kundër COVID-19, duke thënë se është mirë me shëndet dhe në gjendje të marrë pjesë në pjesën e fundit të garës.

Rreth 40 garues janë pjesë e garës simbolike dyditore me stafetë, në shtegun 188 kilometrash, raporton AP, përcjell Albinfo.ch

Codogno ishte qyteza e parë në Itali, në zonën e Lombardisë, që ishte izoluar pasi kishte arritur zonën e kuqe më 23 shkurt, para se virusi të niste të shpërndahej me të madhe.

Maestri kishte shkuar në spital më 18 shkurt duke u ankuar për simptoma gripi. Ishte kthyer në shtëpi, por gjendja i ishte përkeqësuar dramatikisht. Më pas u testua për COVID-19 pasi doktorët kuptuan se në fillim të atij muaji kishte qëndruar me një njeri që kishte qenë në Kinë.

Tri javë i kaloi në kujdes intensiv dhe disa të tjera si i hospitalizuar. Babai i tij vdiq nga virusi. Ndërsa pak pasi Maestri u lirua nga spitali bashkëshortja e tij solli në jetë fëmijën e tyre të parë.

Italia ishte për një kohë vendi më i goditur nga COVID-19. Deri tash në këtë shtet janë regjistruar 308 mijë raste me koronavirus. 35 mijë persona kanë humbur betejën me të.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco