Alarm nga Covid-19, qeveria spanjolle bën paralajmërimin për rrezikun që i kanoset

Alarm nga Covid-19, qeveria spanjolle bën paralajmërimin për rrezikun që i kanoset

22:18, 26/09/2020
A+ Aa A-

Qeveria Spanjolle u ka kërkuar autoriteteve në Madrid të forcojnë kufizimet e koronavirusit në të gjithë qytetin, duke paralajmëruar një "rrezik serioz" për banorët nëse nuk e bëjnë këtë.

Madrid zgjati kufizimet në pikat e nxehta Covid-19 të Premten, por refuzoi thirrjet për një bllokim në të gjithë qytetin.

Ditën e sotme, Ministri i Shëndetësisë i Spanjës Salvador Illa tha se kufizimet aktuale nuk shkuan ashtu siç duhej. 

Ai tha se ishte "koha për të vepruar me vendosmëri" për të kontrolluar pandeminë.

"Ekziston një rrezik serioz për banorët, për rajonet fqinje," tha Illa, duke u bërë thirrje autoriteteve rajonale të kryeqytetit "të vendosin shëndetin e qytetarëve në radhë të parë" dhe të imponojnë një bllokim të pjesshëm në të gjithë qytetin.

Madrid është përsëri epiqendra e shpërthimit të koronavirusit në Spanjë, ashtu siç ishte gjatë pikut të parë në fillim të këtij viti. 

Vendi regjistroi edhe 12,272 raste të Premten, duke e çuar totalin zyrtar në 716,481, numrin më të lartë të infeksionit në Evropën Perëndimore

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco