VIDEO/ Arratisje spektakolare e të dënuarit nga Gjykata

VIDEO/ Arratisje spektakolare e të dënuarit nga Gjykata

10:46, 26/09/2020
A+ Aa A-

Një person I ndaluar nga policia se mbante mjete të paligjshme me vete është arratisur nga ambientet Gjykatës në Ohaio, SHBA.

Nickolaus Garrison, 34, u dënua me gjashtë muaj burg për një akuzë posedimi të mjeteve të paligjshme por gjatë momentit që do të bëhej gati ta transportonin në burg I arrestuari është arratisur.

Edhe pse në gjykatë kishte edhe forca policie, ai nuk e mendoi dy herë për të ikur. Në pamje shihet teksa vrapon në korridor dhe më pas zbret shkallët për të dalë jashtë.

Një nga policët hidhet nga shkallët për ta ndaluar, por më kot.

Aventuar e Garrison zgjati shumë pak sepse ai u arrestua përsëri në një motel në Clinton County.

Ai u dërgua në burgun e Highland County. Barrera tha që Garrison tani do të përballet me akuza të reja që vijnë nga arratisja e tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco