FOTOLAJM/ Momenti kur arrestohet adoleshenti që theri dy gazetarë

FOTOLAJM/ Momenti kur arrestohet adoleshenti që theri dy gazetarë

20:09, 25/09/2020
A+ Aa A-

Ky është momenti kur policia në Paris arreston një 18-vjeçar, i dyshuar për sulmin ndaj dy gazetarëve në mes të ditës pranë ish-zyrave të revistës Charlie Hebdo.

Një burrë dhe një grua u plagosën rëndë pasi u sulmuan me një hanxhar teksa kishin dalë për të pirë një cigare në pushim. Të dy do të mbijetojnë, ndërsa policia ka nisur një hetim për akt terrorist.

Forcat e sigurisë kanë arrestuar dy persona, njërin që ka kryer aktin dhe një tjetër, që mendohet se e ka ndihmuar.

Sipas Daily Mail, i dyshuari kryesor është një 18-vjeçar nga Pakistani, i quajtur Ali. Tjetri është një 33-vjeçar algjerian. Ali mendohet se ka ardhur kur ishte i vogël në Francë, duke pretenduar azil politik.

Sulmi ndodhi pranë vendit ku në vitin 2015 u shënua sulmi i rëndë terrorist në ambientet e revistës satirike Charlie Hebdo.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco