Paralajmërimi i frikshëm/ OBSH: 2 milionë njerëz mund të vdesin nga COVID-19 para vaksinës

Paralajmërimi i frikshëm/ OBSH: 2 milionë njerëz mund të vdesin nga COVID-19 para vaksinës

19:33, 25/09/2020
A+ Aa A-

OBSH bën një tjetër paralajmerim të frikshem, ndërkohë që shifrat e të prekurve rritet dhe numri i vdekjeve po ashtu.

 “Numri global i të vdekurve mund të dyfishohet duke arritur në 2 milionë njerëz para se një vaksinë e suksesshme të përdoret gjerësisht. Dhe ky numër mund të jetë edhe më i lartë, nëse nuk veprohet bashkë për të frenuar pandeminë”. Keshtu ka paralajmëruar një zyrtar në Organizatën Botërore të Shëndetësisë, shkruan The Guardian.

Dr. Mike Ryan, shefi i programit të emergjencave, tha: “Nëse nuk e bëjmë, numri për të cilin flisni [2 milionë vdekje] nuk është vetëm i imagjinueshëm, por fatkeqësisht ka shumë të ngjarë jetë i tillë”.

Vlerësimi i tij erdhi pasi numri i përgjithshëm i vdekjeve nëntë muaj që kur virusi u zbulua në Kinë iu afrua shifrës prej 1 milion.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco