Lajmi i fundit

LIVE/ Grupi i dialogut në komisionin e ligjeve, deklaratë për mediat

Rriten sërish viktimat dhe rastet e reja me COVID-19 në Itali

Rriten sërish viktimat dhe rastet e reja me COVID-19 në Itali

18:47, 25/09/2020
A+ Aa A-

Në 24 orët e fundit janë regjistruar 1912 raste të reja në Itali, krahasuar me 1786 që ishin të enjten.

Të dhënat e sotme janë më të larta që pas periudhës së mbylljes.

Gjithashtu Ministria e Shëndetësisë ka konfirmuar 20 të vdekur nga COVID-19, më shumë se të enjten.

Në të gjithë Italinë, në 24 orët e fundit janë bërë 107.269 tamponë, duke e rritur numrin e përgjithshëm të testimeve në 10.894.963 që nga fillimi i pandemisë.

Lombardia është në krye të klasifikimit të rajoneve me 277 raste më shumë, ndjekur nga Campania (+253) dhe nga Lazio (+230).

Në Veneto listës së rasteve pozitive i shtohen edhe 196, në Toskana 139, në Emilia Romagna 122, në Piemonte 120 dhe në Sicili 107.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco