Tërhiqen trupa ruse nga Bjellorusia pas stërvitjeve të përbashkëta

Tërhiqen trupa ruse nga Bjellorusia pas stërvitjeve të përbashkëta

15:08, 25/09/2020
A+ Aa A-

Rusia ka filluar tërheqjen e trupave nga Bjellorusia të cilët morën pjesë në stërvitjet e përbashkëta ushtarake "Vëllazëria Sllave", njoftoi agjensia e lajmeve Inerfax.

Paratrupat rusë që hidheshin me parashutë në Bjellorusi të mërkurën po ngarkonin pajisjet dhe personelin në trenat ushtarakë për t'u nisur nga qyteti i Brest, tha ministria.

Ushtrimet e përbashkëta kanë qenë një simbol i mbështetjes ruse për Presidentin Bjellorus Alexander Alexander Lukashenko, i cili vetë është  betuar për një mandat të ri pesë-vjeçar këtë javë, pavarësisht protestave masive mbi një zgjedhje të diskutueshme.

BE dhe Perëndimi akoma nuk kanë gjetur gjuhen e përbashkët që të vendosin sanksione për zyrtarët dhe qeverinë e Lukashenkos, ndërsa këtë javë deklaruan se nuk e njohin pushtetin e tij në Bjellorusi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco