VIDEO/ Hondurasi goditet nga ‘Tsunami’ i mbeturinave

VIDEO/ Hondurasi goditet nga ‘Tsunami’ i mbeturinave

12:05, 25/09/2020
A+ Aa A-

Plehrat kryesisht mbeturina plastike  po ndotin plazhet e paprekura tropikale të Omoa në veri të Hondurasit.

Autoritete raportojnë se mbeturinat po vinin nga gryka e lumit Motagua në Guatemalën fqinje.

"Kjo valë plehrash që erdhi nga lumi Motagua na surprizoi vërtet, dhe megjithëse shkaktoi probleme, nuk i ka ndalur aktivitetet tona," tha zyrtari i mjedisit në Honduras.

"Ne jemi të përkushtuar të pastrojmë plazhet tona dhe t'i mbajmë ato të pastra, por sot ne po kërkojmë që autoritetet në Tegucigalpa të ndërmarrin veprime të forta, veprime për të gjetur një zgjidhje të përhershme të këtij problemi." Thanë zyrtarët lokalë.

Por plastika që rrjedh nga lumi Motagua i Guatemalës është një problem i vazhdueshëm për rajonin, siç raportoi The Intercept në 2019 .

Batica plastike ushqehet nga fakti që Guatemala ka pak impiante të trajtimit të ujërave të ndotura. Plastika më pas derdhet në Detin Karaibeve.

Në të gjithë botën 10 lumenj janë shkaktarët e 90% të ndotjes në oqeane.

Një studim i botuar në korrik zbuloi se rreth 11 milion tonë plastikë hyjnë në mjediset detare çdo vit dhe ky numër do të rritet në 29 milion tone  në vit deri në vitin 2040 nëse nuk ndërmerret asnjë veprim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco