SHBA regjistron 7 milionë të infektuar, vetëm para tre javësh pati 6 milionë Romelia Navarro me burrin e saj në momentet e fundit në Fullerton, Kaliforni, korrik 2020

SHBA regjistron 7 milionë të infektuar, vetëm para tre javësh pati 6 milionë

11:51, 25/09/2020
A+ Aa A-

SHBA regjistron shtatë milionë raste infektimit, me Kaliforninë që kryeson. Më shumë se shtatë milion njerëz në Shtetet e Bashkuara tani janë infektuar nga koronavirusi.

Megjithatë, infeksionet në pjesën më të madhe të vendit në fakt janë ngadalësuar.

Shtetet e Bashkuara kanë pasur mesatarisht rreth 41,500 raste çdo ditë.

Në Kaliforni, zyrtarët regjistruan rekordin prej 800,000 rastesh që nga fillimi i pandemisë. Kjo është më shumë se çdo shtet tjetër, por shifra është kumulative dhe nuk tregon situatën aktuale të shtetit.

Më gjerësisht, Kalifornia shteti më i madh në vend, ka pasur dukshëm më pak raste të virusit për frymë sesa shtetet e tjera si Florida, Luiziana dhe Misisipi.

Kalifornia aktualisht renditet e 36-ta midis shteteve dhe territoreve në infektime të reja të njohura për frymë gjatë shtatë ditëve të fundit dhe e 26-ta në numrin e përgjithshëm të rasteve të njohura për frymë që nga fillimi i pandemisë.

Kjo shifër kapet në më pak se një muaj pasi Shtetet e Bashkuara arritën gjashtë milion raste, që nga 30 gushti. Ishin dashur më shumë se tre muaj që vendi të regjistronte milionin e parë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco