Zelanda e Re drejt legalizimit të kanabisit, kush të dojë le ti rrisë dy bimë në shtëpi

Zelanda e Re drejt legalizimit të kanabisit, kush të dojë le ti rrisë dy bimë në shtëpi

11:36, 25/09/2020
A+ Aa A-

Një referendum do të mbahet muajin tjetër në Zelandën e Re mbi legalizimin e kanabisit rekreativ.

Një pjesë e mirë e politikanëve kanë zgjedhur të qëndrojnë larg këtij debati pasi zgjedhjet do të mbahen së shpejti dhe sondazhet i tregojnë se janë drejt fitores së rrallës.

Nëse miratohet, Zelanda e Re do të ishte vetëm vendi i tretë në botë pas Uruguait dhe Kanadasë që legalizon përdorimin dhe shitjen e kanabisit nga të rriturit dhe i pari në Azinë Paqësor. Referendumi do të mbahet së bashku me zgjedhjet e përgjithshme të 17 tetorit në të cilat kryeministrja Jacinda Ardern po kërkon një mandat të dytë.

49.5% e të anketuarve në një sondazh mbarëkombëtar të Horizon Research këtë muaj thanë se ishin në favor të legalizimit të kanabisit ndërsa 49.5% ishin kundër, dhe 1% nuk dha asnjë përgjigje.

Sipas projektligjit të propozuar, shitësit e licencuar të kanabisit mund të shesin deri në 14 gram kanabis për person çdo ditë, tek klientët mbi moshën 20 vjeç. Kjo i lejon njerëzit të konsumojnë kanabis në prona private ose lokale të licencuara dhe të rrisin dy bimë.

Një votim po do të hapte një treg të ri në Zelandën e Re për industrinë globale të marihuanës prej 100 miliardë dollarësh.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco