Zvicra mban referendumin të dielën, kërkohet prishja e marrëveshjeve me BE-në

Zvicra mban referendumin të dielën, kërkohet prishja e marrëveshjeve me BE-në

11:07, 25/09/2020
A+ Aa A-

Zvicra do të votojë të dielën në një referendum nëse do t'i japë fund marrëveshjes me BE mbi lëvizjen e lirë të njerëzve, votim gati I njëjtë me atë Britanik.

Partia më e madhe në parlamentin zvicerian, partia e djathtë SVP që është me prirje anti-emigracion , ka bërë thirrje që njerëzit të dalin masivisht në zgjedhje dhe të vendosin numrine personave që duhet të lejohen të hyjnë në vendin e tyre për të punuar.

SVP nuk do të korri sukses sepse sipas sondazheve 63% e popullsisë që kanë të drejtë vote janë kundër propozimit.

Të anketuarit argumentuan se do të votojnë me jo propozimin e SVP pasi ata kërkojnë stabilitet në këto kohë të pasigurta për shkak të pandemisë së Covid 19.

Zvicra që është një vend me një popullsi në nivelin e 8.6 milion banorëve parashikohet që gjatë 30 viteve në të ardhmen popullsia të shkojë në gati 10 milionë persona.

Sipas statistikave emigrantët përbëjnë ¼ e popullsisë së Zvicrës.

 Partia thotë se papunësia midis shtetasve zviceranë do të rritet në mënyrë të pashmangshme ndërsa të huajt e rinj rekrutohen për të zëvendësuar punëtorët më të vjetër zviceranë, kostot e strehimit do të rriten dhe shkollat, transporti dhe shërbimet publike do të mbingarkohen.

"Migrantët ndryshojnë kulturën tonë", shkruhet në faqen zyrtare të internetit nga partia që kërkon  referendumin “Sheshet, trenat dhe rrugët publike bëhen më pak të sigurta. Përveç kësaj, praktikisht gjysma e të gjithë përfituesve të mirëqenies janë të huaj ”.

Qytetarët e BE plus Islanda, Norvegjia dhe Lihtenshtajni përbënin 68% të 2.1 milion banorëve të huaj rezidentë të Zvicrës vitin e kaluar. Komunitetet më të mëdha ishin nga Italia, Gjermania dhe Portugalia. Më shumë se 450,000 zviceranë jetojnë në BE.

Kundërshtarët thonë se shkatërrimi i marrëveshjes së lëvizjes së lirë me BE do të grabisë vendin e punëtorëve të kualifikuar dhe mbi të gjitha do të rrezikojë rrjetin kompleks të më shumë se 120 traktateve dypalëshe që Zvicra - një jo-anëtare - ka me bllokun.

Përveç lejimit të shtetasve të BE-së për të punuar në Zvicër, traktatet përfshijnë marrëveshje të konsideruara jetike nga bizneset zvicerane mbi tregtinë e lirë, shkëmbimin e të dhënave, bujqësinë, kërkimin, bashkëpunimin policor, aviacionin civil, transportin rrugor, turizmin, arsimin dhe pensionet

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco