BE paralajmëron rritje shqetësuese të viktima nga Covid 19 në 7-vende të unionit

BE paralajmëron rritje shqetësuese të viktima nga Covid 19 në 7-vende të unionit

09:55, 25/09/2020
A+ Aa A-

Shtatë vende të BE paraqesin një situatë shqetësuese për shkak të rritjes së numrit me viktima, ndërsa ka prirje shqetësuese edhe për disa vende të tjera, theksoi të enjten agjencia e kontrollit të sëmundjeve në BE.

Të shtatë vendet kanë një përqindje të rritur të rasteve të shtruara në spital dhe të atyre në gjendje më të rëndë

Spanja, Rumania, Bullgaria, Kroacia, Hungaria, Rep Ceke dhe Malta janë vendet që paraqesin një situatë shumë serioze për sa i përket numrit të shtuar të rasteve por edhe rritjen e madhe të viktimave nga Covid 19.

Vendet e tjera kanë vërejtur rritje të niveleve të infeksionit kryesisht tek të rinjtë, të cilët janë më pak të rrezikuar të shfaqin simptoma të rënda.

Qendra Evropiane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve veçoi 13 vende Evropiane në këtë situatë, përfshirë Francën dhe Britaninë.

Sidoqoftë, për shkak të zhvillimeve në ditët e fundit, shumica e këtyre vendeve "tani duket se përmbushin kriteret për klasifikimin si vende me prirje të larta shqetësuese", dhe një rritjeje të niveleve të infeksionit midis grupeve të moshës më të vjetër, tha ECDC.

ECDC vuri në dukje se në BE , "cenueshmëria e popullatës ndaj infeksionit mbetet e lartë pasi të dhënat e disponueshme nga studimet e seroprevalencës sugjerojnë se niveli i imunitetit në popullatë është më pak se 15 përqind në shumicën e zonave brenda BE.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco