Ambasadori Kinës në OKB sulmon SHBA-në: ‘Boll telashe keni shkaktuar për botën deri tani’

Ambasadori Kinës në OKB sulmon SHBA-në: ‘Boll telashe keni shkaktuar për botën deri tani’

09:42, 25/09/2020
A+ Aa A-

Ambasadori i Kinës në Kombet e Bashkuara tha të enjten se SH.B.A. "kanë krijuar mjaft telashe për botën tashmë" ndërsa të dy kombet vazhduan të konfliktohen mbi pandeminë e koronavirusit gjatë takimi të tensionuar të Këshillit të Sigurimit të KB.

Përfaqësuesja e SH.B.A.-së në KB Kelly Craft kritikoi Kinën për mënyrën se si është qasur ndaj pandemisë së Covid 19 dhe mungesën e theksuar të informacioneve mbi sjelljen e virusit.

Craft pretendon se Pekini e shndërroj një pandemi lokale në globale.       

Zhang Jun ambasadori I Kinës hodhi poshtë dhe kundërshtoi të gjitha akuzat e ngritura nga Craft.

 "Duhet të them, mjaft është. Ju keni krijuar mjaft telashe për botën tashmë," tha Zhang.

Tensioni erdhi vetëm dy dit pasi Trump akuzoi hapur Kinën dhe një pjesë të madhe të fjalës së tij në Asamblenë e Përgjithshme të OKB e përdori për ti fajësuar mbi origjinën e pandemisë së Covid 19 dhe mbajtjen e fshehtë të informacionit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco