Harley –Davidson do të tërhiqet nga tregu më i madh i motorave

Harley –Davidson do të tërhiqet nga tregu më i madh i motorave

09:20, 25/09/2020
A+ Aa A-

Harley- Davidson po tërhiqet nga India tregu më i madh i motorëve ne botë.

Vendimi i Harley vjen disa ditë pasi Toyota tha se nuk mund të zgjerohej më tej për shkak të taksave të larta të vendit.

Dalja nga tregu i këtyre markave është një goditje për kryeminstrin indian Narenda Modi i cili është përpjekur që të josh për të mbajtur prodhuesit e huaj në vend.

Fabrika u hap në 2011 dhe Harley-Davidson ka luftuar për të konkuruar me markën lokale ‘Hero’ si dhe ‘Honda’ të Japonisë.

Rreth 17 milion motoçikleta dhe skuterë shiten çdo vit në Indi.

Harley Davidson hapi fabrikën e tij në Indi një dekadë më parë me shumë bujë.

Që nga ajo kohë ka luftuar për të gjetur terren një nga tregjet më fitimprurëse në botën  me dy rrota.

Me shitje mesatarisht 3000 motoçikleta në vit marka ikonike amerikane thjesht nuk mundi të përfitonte nga mundësia e madhe e kontinentit aziatik për të cilën kishte vënë bast se do ta zotëronte.

"India është një treg me vëllim të lartë, marzhë të ulët. Ata nuk ishin të strukturuar për të luajtur atë lojë’  i tha BBC Hormazd Sorabjee, Redaktor i Autocar India.

"Elementi i stilit të jetës që lidhet me zotërimin e një biçiklete Harley gjithashtu nuk është zhvilluar plotësisht në Indi."

Rastësisht prodhuesi i motorëve ka pasur një ecuri më të mirë në tregjet e tjera aziatike si Tajlanda dhe Korea, pikërisht sepse strukturat e tregut dhe kostos janë më të favorshme.

Dalja e Harley mund të mos ketë një ndikim të rëndësishëm ekonomik, por është një optikë e keqe për qeverinë Modi, e cila po përgatitet të nxjerrë një paketë  23 miliardë dollarë për të joshur prodhuesit globalë për të ngritur bazën në Indi si pjesë e politikës së vendit "Make In India" .

Historia e Harley

Marka e motorëve amerikanë u themelua në vitin 1903 dhe ka ndërtuar një bazë klientësh shumë besnikë.

Ajo ka klube në të gjithë botën.

Harley doli në skenën globale në 1969 falë filmit klasik  'Easy Rider' me protagonistë Dennis Hopper, Peter Fonda dhe Jack Nicholson.

Motorët e saj, me nofkën "hogs", prodhohen gjithashtu dhe në SH.B.A., Brazil dhe Tajlandë.

Harley ka qenë në kërkim të rritjes së markës, me modele më të vogla dhe versione të gjitha elektrike.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco