VIDEO/ Kishte veshur minifund, tre burra rrahin një 22 vjeçare në Francë

VIDEO/ Kishte veshur minifund, tre burra rrahin një 22 vjeçare në Francë

09:11, 25/09/2020
A+ Aa A-

Një 22-vjeçare në Strasburg të Francës, pretendon se është dhunuar nga tre burra sepse kishte veshur një minifund. E reja, e identifikuar si Elisabeth, u ankua për ngjarjen në polici dhe tha se ishte sulmuar në mes të rrugës gjatë ditës, shkruan Dailymail.

Studentja 22 vjeçe, tha se ishte duke bërë një shëtitje nëpër qytet ndërsa pinte një cigare të premten e javës së kaluar, kur burrat filluan t’i bërtisnin asaj.

Sipas saj, dy burra e mbajtën atë, ndërsa një i tretë e goditi në fytyrë. Si pasojë e sulmit, njëri nga sytë ju nxi, kurse burrat ikën. 22-vjeçarja tha se dëshmitarë të incidentit ishin shumë njerëz, por askush nuk ndërhyri.

Qeveria franceze e ka quajtur incidentin shumë të rëndë dhe të papranueshëm.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco