Pasi përdoreshin, rishiteshin sërish, policia në Vietnam konfiskon 324 mijë prezervativë

Pasi përdoreshin, rishiteshin sërish, policia në Vietnam konfiskon 324 mijë prezervativë

08:54, 25/09/2020
A+ Aa A-

Policia vietnameze ka konfiskuar 324 mijë prezervativë të përdorur të cilët pas pastrimit janë shitur sërish.

Punonjësit kishin për detyrë të pastronin mjetet kontraceptive, para se t’ju jepnin formë të re me një “lodër seksi të drurit”

Prezervativët më pas janë ripaketuar para se të nxirreshin sërish në treg ku deri më tani u janë shitur me mijëra e qytetarët as që ishin në dijeni për këtë.

Operacioni i policisë vietnameze është kryer në një depo në provincën Binh Duong në pjesën jugore të Vietnamit.

Ata kanë bastisur depon dhe kanë arrestuar një 33-vjeçar të identifikuar si Pham Thi Thanh Ngoc, pronar i objektit.

Ai ka pranuar se ka pranuar prezervativët nga një person i panjohur, që ia sillte njëherë në muaj.

Ai pretendon se punonjëset i kishin pastruar, tharë dhe sërish i kanë nxjerr në shitje si për produkte të reja. /Telegrafi/

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco