Brazili goditet keq nga COVID, karnavalet pezullohen për herë të parë që nga 1912-a

Brazili goditet keq nga COVID, karnavalet pezullohen për herë të parë që nga 1912-a

08:44, 25/09/2020
A+ Aa A-

Brazili është goditur keq nga COVID-19. Ky vend aktualisht ka shkallën e dytë më të lartë të vdekjes nga koronavirusi në botë: 4.7 milion infeksione dhe gati 140,000 vdekje.

Ndërsa përhapja e virusit është ngadalësuar pak që nga kulmi i tij në korrik, shifrat janë ende dukshëm më të larta se mesatarja globale, me gati 30,000 raste të reja dhe 735 vdekje në ditë gjatë dy javëve të fundit.

Rio de Zhaneiro ka qenë shteti i dytë me situatën më rëndë në Brazil, pas Sao Paulos, qendrës industriale të vendit.  Ndaj, edhe parada e karnavaleve në Rio de Zhaneiro, që do të mbahet shkurtin e ardhshëm, është shtyrë për një kohë të pacaktuar, thanë organizatorët.

Shkollat samba të përfshira në paradë kishin paralajmëruar më parë se do të ishte e vështirë të organizoheshin pa bërë një vaksinë. Karnavali i Rios tërheq miliona vizitorë çdo vit.

Jorge Castanheira, presidenti i ligës së sambës "Liesa", tha se shkollat nuk do të kishin kohë për t'u përgatitur ose organizuar për ngjarjen e shkurtit. "Ne jemi duke kërkuar për një zgjidhje alternative, diçka që mund ta bëjmë kur të ketë siguri. Por ne nuk jemi aq të sigurt për të caktuar sot një datë," tha ai.

Bashkia e Rios ende nuk ka njoftuar ndonjë vendim në lidhje me ahengjet në rrugë që zhvillohen këtë kohë në të gjithë qytetin. Viti i fundit që karnavalet u pezulluan ishte viti 1912, pas vdekjes së Ministrit të Marrëdhënieve të Jashtme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco