Nipi i Eskobarit gjen çantën me miliona dollarë që bossi i drogës e kishte fshehur

Nipi i Eskobarit gjen çantën me miliona dollarë që bossi i drogës e kishte fshehur

08:42, 25/09/2020
A+ Aa A-

Nipi i bossit famëkeq të drogës Pablo Escobar, ka thënë se gjeti një qese plastike me para me vlerë 18 milion dollarë (14 milion paund) të fshehura në murin e një prej shtëpive të xhaxhait të tij.

Nicolas Escobar dha për mediat kolumbiane “një vizion” ku tregonte se ku i gjeti paratë në apartamentin ku ai jeton në qytetin e Medellinit.

Ai tha se nuk ishte hera e parë që gjente para në vendet ku xhaxhai i tij shmangte kapjen, pasi Escobar thuhet se fshehu miliona dollarë dhe prona.

Nicolas Escobar i tha kanalit televiziv kolumbian Red + Noticias se ai gjithashtu kishte gjetur një makinë shkrimi, telefona satelitorë, stilolaps prej ari dhe një aparat fotografik.

Thashethemet për fatin e fshehur të Escobar kanë qarkulluar në Medellín që nga vdekja e tij, pasi ai kaloi dekada duke bërë luftë kundër shtetit kolumbian për të parandaluar ekstradimin e tij në Shtetet e Bashkuara. Esckobar vdiq në një shkëmbim zjarri policie në 1993.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco