Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Pse Edi Rama është tërbuar me RAI 3?

Dëmshpërblim për viktimat e abuzimit nga priftërinjtë

Dëmshpërblim për viktimat e abuzimit nga priftërinjtë

08:41, 25/09/2020
A+ Aa A-

Peshkopët gjermanë bien dakord për dëmshpërblime për viktimat e abuzimit seksual nga priftërinjtë. Por një jetë e shkatërruar nuk mund të blihet përsëri, shkruan Deutsche Welle.

Duke filluar nga viti 2021, Kisha Katolike do t'u paguajë dëmshpërblime deri në 50,000 euro viktimave të abuzimit seksual nga priftërinjtë dhe përfaqësuesit e tjerë të kishës. Kjo vlen për të gjitha 27 dioqezat në Gjermani. Për këtë hap të rëndësishëm ra dakord asambleja e përgjithshme e peshkopëve gjermanë në takimin e tyre të vjeshtës në Fulda.

Përveç dëmshpërblimit mund të rimbursohen edhe shpenzimet për terapi. I ngarkuari i qeverisë gjermane për abuzimet, Johannes-Wilhelm Rörig, u shpreh në një reagim të parë për Agjencinë Katolike të Lajmeve, se në rastet e abuzimeve të rënda seksuale, 50,000 euro nuk janë të mjaftueshme.

Jetët e shkatërruara nuk mund të blihen me para

Komentatori i DW Christoph Strack shkruan: "Peshkopët gjermanë po ndjekin tani pas shumë hezitimesh, një kurs të njësuar kundrejt viktimave të abuzimit. Por dhimbja dhe zemërimi i tyre vazhdon. Sepse viktimave mund t'u paguhen para. Por një jetë e shkatërruar nuk mund të blihet përsëri, dhe besimi që ka humbur është i vështirë të rifitohet.

Abuzime nuk ka pasur vetëm në Gjermani dhe "Kisha katolike ka përpara një rrugë të gjatë për të pranuar abuzimet dhe për të përcaktuar se ç'qëndrim do të mbajnë ndaj viktimave. Por gjithësesi në Gjermani do të paguhen dëmshpërblime. Kjo nuk është shumë. Por më mirë se hiç." - shkruan në komentin e tij Christoph Strack.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco