Karnavalet në Rio De Janeiro shtyhen pa një datë të caktuar

Karnavalet në Rio De Janeiro shtyhen pa një datë të caktuar

08:35, 25/09/2020
A+ Aa A-

Edicioni 2021 i karnavaleve në Rio de Janeiro i planifikuar për në shkurt është shtyrë për një kohë të pacaktuar për shkak të numrit të lartë të të infektuarëve me COVID-19 në Brazil.

"Ngjarja duhet të shtyhet - tha Jorge Castanheira, president i Lidhjes së Pavarur të Shkollave Samba të Rio de Janeiro që organizon ngjarjen- ne nuk mund të organizojmë atë në shkurt. Shkollat Samba nuk kanë kohë ose burime financiare për atë datë.

Është hera e parë në më shumë se një shekull që parada e shkollës samba shtyhet për një kohë të pacaktuar: rasti i fundit ishte në vitin 1912, pas vdekjes së ministrit të jashtëm.

Sipas Lidhjes së Shkollave Samba të Rios, për shkak të pandemisë së koronavirusit, parada nuk ka kushtet për të garantuar sigurinë:

"Ne kemi arritur në përfundimin se ngjarja duhet të shtyhet - shpjegon Lidhja e pavarur e Shkollave Samba. Ë shumë e vështirë të organizohet Karnavali në mungesë të një vaksine. Ne nuk mund ta organizojmë atë pa garantuar sigurinë ".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco