Gjysma e BE-së futet në ‘listën e kuqe’/ Hiqni dorë nga udhëtimet

Gjysma e BE-së futet në ‘listën e kuqe’/ Hiqni dorë nga udhëtimet

16:01, 24/09/2020
A+ Aa A-

Qeveria gjermane ka vendosur njëmbëdhjetë rajone të tjera të Bashkimit Europian në listën e atyre në rrezik për shkak të përhapjes së koronavirusit.

Qeveria federale në Berlin shpalli disa rajone, nga vendet anëtare të BE-së, si të rrezikshme dhe rekomandoi qytetarët gjermanë të heqin dorë nga udhëtimet që nuk janë me të vërtetë të nevojshme.

Lista përfshin rajone dhe qytete nga vendet fqinje: Danimarka, Franca, Austria, Republika Çeke dhe Holanda. Budapesti ku sonte luhet ndeshja e Super Kupës midis Bayern dhe Sevilla, është gjithashtu në ‘listën e kuqe’.

Për momentin, lista gjermane e rajoneve ku ekziston një rrezik i rritur i infektimit përfshin gjithsej 11 nga 27 vende të Bashkimit Europian. Që nga e mërkura, rajonet e Danimarkës, Portugalisë, Irlandës dhe Sllovenisë janë futur në listë.

Kriteri kryesor, por jo i vetmi për vendosjen e një rajoni në listën e destinacioneve të rrezikshme është rritja e numrit të rasteve të reja korona në më shumë se 50 infeksione për 100,000 banorë në shtatë ditët e fundit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco