Shkencëtarja kineze hedh sërish akuza të rënda: OBSH bashkëpunon me Pekinin

Shkencëtarja kineze hedh sërish akuza të rënda: OBSH bashkëpunon me Pekinin

14:27, 24/09/2020
A+ Aa A-

‘Nuk kemi të bëjmë me një virus natyror por me një patogjen artificial të lëshuar nga një labarotor’ ishin fjalët e virologes kineze Li- Meng Yan thënë ditë më parë.

Dhe së fundmi Li- Meng ka dhënë intërvistë për News Mediaset, ku mbështet sërish mendimin e saj por kësaj radhe ajo shton akuzat dhe për Organizatën Botërore të Shëndetësisë.

 "Askush nuk po thotë të vërtetën: edhe OBSH bashkëpunon me Partinë Komuniste Kineze." është shprehur ajo.

Li – Meng  premton se do të zbulojë provat që do të konfirmojnë teorinë e saj:

 "Së shpejti do të botoj një raport tjetër, përveç asaj që unë kam lëshuar tashmë. Ai do të përmbajë shumë detaje specifike se si u zhvillua virusi dhe kush i zotëronte substancat e përdorura. Në atë moment të gjithë mund ta shohin që kam të drejtë ".

Mjekja e quan pandeminë një katastrofë historike që nuk duhet të kishte ndodhur.

Gjatë intervistët tregoi dhe për kolegët e saj të cilët i thanë se duhet të mbyllte gojën dhe të fshihte të vërtetën.

"Tregu i Wuhan është vetëm një justifikim, nuk ka asnjë lidhje me përhapjen e virusit," vazhdon Yan.

Më në fund, ajo i dërgon një mesazh komunitetit shkencor, i cili në të kaluarën e akuzoi atë për përhapjen e një teorie të pabazuar:

“Unë kam vite që punoj në këtë fushë, jam në krye të kërkimeve dhe e di se si funksionon. Shkencëtarët dhe revistat që më kritikuan nuk e shikuan me kujdes, ata i besuan asaj që u filtrua nga goja e akademikëve të tjerë. "

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco