Lajmi i fundit

LIVE/ Afera 5D/ Policia nis arrestimet e protestuesve, ndërkombëtarët amnistojnë Veliajn - Flet Petrit Vasili

Gjendet gazetari i zhdukur në Wuhan, i pari që raportonte mbi pandeminë e Covid 19

Gjendet gazetari i zhdukur në Wuhan, i pari që raportonte mbi pandeminë e Covid 19

14:18, 24/09/2020
A+ Aa A-

Është gjetur gazetari kinez i cili ishte zhdukur pas raportimeve të pandemisë së koronavirusit në Wuahn në datën 23 janar.

Chen Qiushi, një ish-avokat i kthyer në gazetar qytetar, filloi të raportonte nga rrugët dhe spitalet e Wuhan nga 23 janari dhe zhdukja e tij shkaktoi akuza që qeveria kineze po pengonte gazetarët të raportonin mbi pandeminë e Covid 19.

Në videot e transmetuara drejtpërdrejt në YouTube, shoku i Chen dhe ylli i arteve marciale të përziera Xu Xiaodong tha se ai ishte me shëndet të mirë por ishte ende nën mbikëqyrje nga një "departament i caktuar qeveritar" në Qindao, Shandong, pavarësisht se autoritetet thanë që ai nuk do të ndiqej penalisht.

Xu tha se autoritetet kishin vendosur që nuk do të kishte ndjekje penale "për momentin", pasi hetimet në Kinë , Hong Kong dhe Japoni zbuluan se Qiushi nuk kishte kërkuar të nxisë trazira Brenda vendit por as nuk kishte komunikuar me grupet e opozitës jashtë shtetit.

Ka raporte kontradiktore nëse Qiushi tani është në paraburgim, jeton me prindërit e tij nën mbikëqyrje, ose nën mbikëqyrje në një vend të caktuar - një formë e paraburgimit sekret kinez që lejon autoritetet të mbajnë një person për gjashtë muaj pa asnjë akuzë. Një mik i Chen, i kontaktuar për Guardian, tha se ishin të sigurt vetëm se Chen nuk ishte i lirë.

Chen ishte një nga disa gazetarë qytetarë të arrestuar nga autoritetet pasi raportuan për shpërthimin e Wuhan. Li Zehua, i cili udhëtoi në Wuhan për të raportuar pas zhdukjes së Chen, u zhduk në fillim të shkurtit por u la i lirë në prill. Fang Bin, një banor i Wuhan, u zhduk në të njëjtën kohë, por që atëherë nuk është parë më.

Partia Komuniste Kineze (CCP), e udhëhequr nga presidenti, Xi Jinping, ka marrë një qëndrim gjithnjë e më të ashpër kundër opozitës dhe zërave disidentë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco