Zbulohet misteri i miut gjigand, që tmerroi Meksikën

Zbulohet misteri i miut gjigand, që tmerroi Meksikën

14:02, 24/09/2020
A+ Aa A-

Pikërisht kur mendonin se viti 2020 nuk mund të përkeqësohej akoma më shumë,  banorët e Mexico City u tmerruan më 18 shtator kur doli në dritë të diellit, një mi gjigand i mbytur nga minj të vegjël, që u nxor nga sistemi i kullimit të qytetit.

Ky objekt kaq realist i Halloween, që rrinte kruspull dhe ishte i mbuluar me lesh, ishte mu në mes të 22 tonë plehrave që u nxorën jashtë nga punonjësit e kanalizimeve.

Njerëzit u habitën se sa shumë i ngjante ai një brejtësi të vërtetë. Disa madje thanë se nëse do ta kishin parë në rrugë, do t’ia kishin mbathur nga frika.

Banorja e zonës, Evelin Lopez bëri të ditur se kjo gjë kaq monstruoze ishte krijim i saj që ia morën ujërat në shtëpi, gjatë stuhive në vite dhe askush nuk e kishte ndihmuar ta gjente më. Mirëpo, asnjë s’e ka idenë se çfarë do të bëjë ajo me këtë krijesë të neveritshme.

Për fat të mirë, ky “ratzilla” tani duket se është në duar të sigurta - pasi një video që u bë virale tregonte se ai u hoq nga rruga dhe u mor nga punëtorët e kanalizimeve, pikërisht ata që e nxorën nga tunelet nëntokësore.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco