Kinë identifikohen rreth 400 objekte që përdoren si kampe përqëndrimi

Kinë identifikohen rreth 400 objekte që përdoren si kampe përqëndrimi

11:41, 24/09/2020
A+ Aa A-

Kina ka ndërtuar rreth 400 kampe të reja internimi në rajonin e Xijanjiang  përgjatë dy viteve të fundit.

Instituti Australian I Politikës Strategjike ka vëzhguar nga satelitët edhe 14 kape të reja që po ndërtohen në perëndimin e largët të kinës për popullsinë myslimane dhe popullin ujgur.

Në total ASPI ka gjetur 380 kape përqendrimi rreth 100 më shumë se sa ishin identifikuar më parë nga studimet e kryera.

Institute tha se ka përdorur dëshmitë e personave që kishin mbijetuar nga kapet e përqendrimit, zonat e largëta jashtë qyteteve që ndriçoheshin natën dhe shumë projekte  të tjera satelitore.

Shumë nga kapet janë vendosur pranë zonave industrial pasi ata janë detyruar nga autoritetet të punojnë.

Kampi më i madh i dokumentuar në rajon, Dabancheng, ndodhet pak larg kryeqytetit rajonal të Urumqi. Ndërtimet e reja atje gjatë vitit 2019 u shtrinë për më shumë se një kilometër - dhe në total tani ka gati 100 ndërtesa.

Rreth gjysma e 60 objekteve të cilat janë zgjeruar kohët e fundit janë të sigurisë më të lartë, duke sugjeruar një ndryshim në natyrën e fushatës së qeverisë qendrore kundër pakicave në Xinjiang.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco