Si u vra Breonna Taylor/ Ngjarja që ka ndezur Amerikën

Si u vra Breonna Taylor/ Ngjarja që ka ndezur Amerikën

11:42, 24/09/2020
A+ Aa A-

Dy policë u qëlluan gjatë protestave në SHBA pas një vendimi që të mos ngrihen padi ndaj oficerëve që vranë 26-vjeçaren Breonna Taylor. Taylor, një punonjëse spitali me ngjyrë, u qëllua disa herë nga tre oficrët që bastisën banesën e saj më 13 mar. Një juri e madhe në Louisville vendosi të mos ngrejë padi ndaj policëve.

Por si ndodhi ngjarja?

Sipas BBC, pak pas mesnatës më 13 mars të premten, Breonna ishte në krevat me të dashurin e saj, Kenneth Walker, kur dëgjuan derën.

Policët e veshur civilë po kryenin një bastistje për narkotikë dhe ata përdorën një tokmak për të hyrë në pronë.

Një gjykatës kishte dhënë urdhër që të kontrollohej shtëpia e zonjës Taylor sepse hetuesit dyshonin se një shitës droge i dënuar, ish-i dashuri i saj, Jamarcus Glover- po e përdorte banesën për të marrë disa pako. Ajo nuk kishte precedentë penalë.

Walker qëlloi një herë nga arma e tij me leje dhe më vonë u tha policëve se kishte menduar se në banesë kishte hyrë Glover.

Zyrtarët thonë se plumbi i qëlluar goditi një oficer policie në këmbë- një plagë për të cilën pati nevojë për operacion më vonë.

Tre oficerët hapën zjarr mbrapsht, duke qëlluar 32 plumba.

Zonjusha Taylor, e cila kishte dalë nga krevati, u qëllua dhe vdiq në korridor.

Sipas një raportimi, oficerët kishin marrë leje që të hynin në godinë pa trokitur dhe pa paralajmërim. Disa fqinjë thanë se nuk kishin dëgjuar që oficerët të prezantoheshin.

Në pronë nuk u gjet drogë, edhe pse u tha se nuk ishte kërkuar pas përplasjeve me armë.

Zoti Walker fillimisht u padit për tentativë vrasje dhe sulm ndaj një oficeri policie, por akuzat ndaj tij u rrëzuan në maj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco