Mbretëria ë Bashkuar/ Shifra rekord më të infektuar nga Covid 19

Mbretëria ë Bashkuar/ Shifra rekord më të infektuar nga Covid 19

11:03, 24/09/2020
A+ Aa A-

Mbretëria e Bashkuar regjistroi rritjen e tretë më të lartë  të rasteve ditore  që nga fillimi i pandemisë, me 6,178 raste gjatë 24 orëve të fundit. Të dhënat e fundit të qeverisë shënojnë rritjen më të lartë ditore që nga 7 maji duke çuar numrin e përgjithshëm të rasteve të konfirmuara në Britani, në 409,729.

Aktualisht në Britani, ka 1,469 pacientë të shtruar në spitale- 134 prej të cilëve u shtruan gjatë 24 orëve të fundit.

37 viktima u raportuan në 24 orë duke çuar numrin e viktimave në Britani në 41,862.

Rritja e rasteve të reja ka detyruar kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson të vendoste një sërë kufizimesh të reja për të ndaluar përhapjen e virusit, duke përfshirë izolimin në disa zona të vendit dhe ndëshkime më të ashpra financiare për ata që shkelin rregullat

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco