Trump mohon transferimin e pushtetit nëse humb zgjedhjet,  Gjykata e Lartë është ajo do ta thotë fjalën e fundit

Trump mohon transferimin e pushtetit nëse humb zgjedhjet, Gjykata e Lartë është ajo do ta thotë fjalën e fundit

10:46, 24/09/2020
A+ Aa A-

 

Nëse Donald Trump humb zgjedhjet në nëntor, mund të mos ketë një tranzicion paqësor të pushtetit, pasi presidenti refuzon të angazhohet për diçka të tillë. Kreu i Shtëpisë së Bardhë tha se beson që rezultati i zgjedhjeve mund të përfundojë në Gjykatën e Lartë, ndërsa sërish hedh dyshime mbi votimin me postë. Shumë shtete po inkurajojnë votimin me postë, duke cituar nevojën për të mbrojtur amerikanët nga koronavirusi.

Gazetari: A do angazhoheni për një tranzicion paqësor të pushtetit pas zgjedhjeve?

“Do të duhet të shohim se çfarë do të ndodhë. Siç e dini jam ankuar shumë për fletëvotimet, janë një katastrofë”, u shpreh Trump.

Edhe në 2016, Trump refuzoi të angazhohej për pranimin e rezultatit të zgjedhjeve në përballjen me kandidaten demokrate Hillary Clinton, diçka të cilën ajo e cilësoi si sulm ndaj demokracisë.

Mitt Romney, një kritik i Trump midis senatorëve republikanë, tha në Tëitter: “Thelbësore për demokracinë është tranzicioni paqësor i pushtetit; pa atë, ne jemi Bjellorusia. Çdo sugjerim që një president mund të mos respektojë këtë garanci Kushtetuese është i paimagjinueshëm dhe i papranueshëm. "

Kandidati demokrat, në garën presidenciale, Joe Biden, i cilësoi si të paarsyeshme komentet e rivalit.

“Në cilin vend jetojmë? Ai po thotë gjërat më të paarsyeshme. Nuk di çfarë të them për këtë, janë veprime dhe mendime irracionale.”

Më herët gjatë ditës, Trump mbrojti vendimin për të kërkuar emërimin e kreut të ri të Gjykatës së Lartë para zgjedhjeve, pasi siç tha pret që rezultati të përfundojë atje.

Nëse Senati do të vendosi që të miratoj zëvendësuesin e Ruth Bader Ginsburg, e cila vdiq të premten do të vuloste një shumicë 6-3 në favor të konservatorëve dhe kjo është shumë shqetësuese për demokratët pasi me shumë mundësi zgjedhjet do të shqyrtohen në Gjykatën e Lartë .

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco