Xi Jingping i përgjigjet deklaratave se bota do të përfshihet nga një luftë e ftohtë SHBA-Kinë

Xi Jingping i përgjigjet deklaratave se bota do të përfshihet nga një luftë e ftohtë SHBA-Kinë

09:56, 24/09/2020
A+ Aa A-

Presidenti kinez, Xi Jingping ka reaguar pas deklaratave të Trump se Kina është fajtore për shpërthimin e pandemisë së koronavirusit.

Duke marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të 75 nga OKB presidenti kinez tha se, "Ne nuk kemi ndërmend të përfshihemi në një luftë të ftohtë ose në një konflikt të nxehtë me ndonjë vend. Ne do të vazhdojmë të dialogojmë dhe të negociojmë. Nuk do të përpiqemi vetëm të zhvillojmë veten dhe të luajmë një lojë ku njëri fiton dhe tjetri humbet.” 

 Xi Jinping hodhi poshtë të gjitha akuzat se vendi i tij është përgjegjës për shpërthimin e Covid 19 dhe ka kërkuar një luftë ndërkombëtare për ti bërë ballë pandemisë dhe të ulet sa më shumë dëmin ekonomik, po ashtu ai ka dhënë alarmin se kjo nuk është kriza e vetme që do të përballet bota.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco