Rekord infeksionesh/ Izraeli raporton rritjen më të lartë ditore të rasteve me Covid-19

Rekord infeksionesh/ Izraeli raporton rritjen më të lartë ditore të rasteve me Covid-19

23:19, 23/09/2020
A+ Aa A-

Në 24 orët e fundit, Izraeli ka raportuar gati shtatë mijë raste me koronavirus, shifër kjo më e larta që prej shfaqjes së rastit të parë në vend.

Për një ditë janë regjistruar 6.923 raste të reja me sëmundjen Covid-19, sipas Ministrisë së Shëndetësisë, raporton Al Jazeera.

Rekordi i mëparshëm u shënua javën e kaluar, kur 5,533 raste të reja u konfirmuan në një ditë të vetme.

Sipas të njëjtit burim, Izraeli ka arritur  të kryejë 61,165 teste për diagnostikimin e virusit korona.

Qeveria izraelite, javën e kaluar mori vendim për izolim mbarëkombëtar, duke mbyllur shkollat, qendrat tregtare, hotelet dhe restorantet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco