Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Pse Edi Rama është tërbuar me RAI 3?

Ku po shkon Bjellorusia?

Ku po shkon Bjellorusia?

20:32, 23/09/2020
A+ Aa A-

Presidenti bjellorus, Alexander Lukashenko, u inaugurua për mandatin e tij të gjashtë, në një ceremoni sekrete. Kryeqyteti Minsk u izolua, teksa opozita thirri protesta. Ku po shkon vendi?

Nga Jonah Fisher, BBC

Ky nuk ishte inaugurimi i sigurt i një njeriu që beson me të vërtetë se ka pas 80 përqind të vendit të tij. Gjithçka kishte për qëllim shmangien e reagimeve publike.

Nuk pati asnjë paralajmërim paraprak se do të zhvillohej ceremonia, madje edhe kur u zhvilluan procedurat, nuk kishte transmetime të drejtpërdrejta në televizionin shtetëror apo në radio.

Një grup me zyrtarë besnikë u dërgua me autobus, ndërsa duket se nuk pati personalitete të huaja. As ambasadori rus nuk ishte i ftuar.

Opozita e Bjellorusisë menjëherë bëri thirrje për demonstrata të reja.

Por ka një pyetje të vlefshme, se ku po shkon lëvizja protestuese e Bjellorusisë?

Megjithëse demonstratat anti-Lukashenko ende po grumbullojnë turma të mëdha, veçanërisht gjatë fundjavës, ato nuk kanë krijuar krisje të mëdha te baza e mbështetjes së presidentit.

Forcat e sigurisë dhe ushtria janë ende besnike dhe tubimet e fundjavës, që dikur ishin të pabesueshme dhe të paprecedenta, tani janë bërë të rregullta dhe thuajse rutinë.

Është e qartë se Rusia- aleati më i rëndësishëm i Bjellorusisë- e sheh presidentin Lukashenko si ‘opsionin më pak të keq’ për momentin.

Ndërsa ky mbetet rasti, lideri i Bjellorusisë duket i vendosur të injorojë protestat dhe të vazhdojë më tej.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Black Jack 24/09/2020 04:49

Lene bjellirusin ne hallin e vet o te zgjutet e Syrit.suma. Shifni shqipnine si po e masakroni u kazanet e famshem prodhoni vetem mut nga goja . E bot shqipnine pleh para botes , sa na vjen zor me thone qe jena Shqiptar. . Ju ma tkorruptumit jeni

Shto koment

Denonco