Nxiti njerëzit të mbanin maska, humb betejë me COVID-19 mjekja 62-vjeçare

Nxiti njerëzit të mbanin maska, humb betejë me COVID-19 mjekja 62-vjeçare

17:25, 23/09/2020
A+ Aa A-

Pas katër muajve betejë me COVID-19, mjekja 62 vjeçare në Kentaki të SHBA-së, e cila ishte e para që i nxiti njerëzit të mbanin maska për të shmangur infektimin nga virusi, humbi jetën.

Doktoresha Rebecca Shadowen, 62 vjeç, ndërroi jetë në datën 11 shtator në qendrën mjekësore, në Boëling Green, në Kentakt.

Ajo ishte një specialiste sëmundjeve infektive dhe si dhe specialiste e epidemiologjisë në kujdesin shëndetësor dhe ndihmoi në krijimin e njësisë së koronavirusit të qendrës mjekësore.

Ajo tani është një nga më shumë se 200,000 amerikanë që kanë vdekur për shkak të Covid-19.

Numri i të vdekurve prej virusit ka tejkaluar numrin e vdekjeve në pesë luftrat e fundit, që Amerika ka zhvilluar, të marra sëbashku.

Burri i saj, Dr. David Shadoëen, dhe dy fëmijët e tyre, binjakët 23-vjeçarë, Kathryn dhe Jesse folën për CNN pas humbjes së nënës.

“Ajo ishte një nga njerëzit më të zgjuar, më të nxitëse që unë njihja. Ajo më mësoi se kush doja të isha unë si person”, tha Kathryn.

“Ajo ishte një person që e dinte se për çfarë po fliste kur ishte fjala për fushën e saj dhe kur bëhej fjalë për shumë gjëra të tjera. Ishte dikush që unë vërtet i besoja dhe mendoj se asaj shumë njerëz i besuan”, tha Jesse.

David u takua me gruan e tij të ndjerë, ndërsa kryenin Universitetin Ëestern Kentucky dhe ata u martuan pas vitit të parë të shkollës mjekësore në Universitetin e Louisville.

“Ajo ishte shumë e mirë. Në moshën 15 vjeç, ajo po punonte në një zyrë mjeku duke bërë gjëra të ndryshme, si një lloj pune asistent mjekësor,” tha David. “Bërja e rrezeve X dhe gjëra të tilla.”/ Panorama/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco