Rriten viktimat në Britani/ Raportohen 27 vdekje nga koronavirusi në 24 orë

Rriten viktimat në Britani/ Raportohen 27 vdekje nga koronavirusi në 24 orë

16:38, 23/09/2020
A+ Aa A-

Ditën e sotme, Anglia, Uellsi dhe Skocia njoftuan 27 vdekje të tjera nga Covid-19, ndërsa Irlanda e Veriut nuk regjistroi asnjë në njoftimin paraprak.

Zyrtarët qeveritarë ende nuk kanë konfirmuar shifrën përfundimtare ditore, e cila merr parasysh të gjitha viktimat e konfirmuara në çdo mjedis, raporton Dailymail.

Numërimi paraprak për Anglinë përfshin vetëm viktima në spitale, që do të thotë se vdekjet në shtëpi të kujdesit nuk janë të disponueshme deri në azhurnimin zyrtar pasdite.

Shëndeti Publik në Angli njoftoi se 23 pacientë të tjerë vdiqën pasi dolën pozitivë për koronavirusin në spitalet në të gjithë vendin, ku të gjithë përveç një personi ishin mbi moshën 60 vjeç.

Uells dhe Skoci njoftuan secili nga dy viktima në të gjitha mjediset.

Dje u regjistruan në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar 37 viktima në numrin zyrtar, që është më shumë se në çdo ditë tjetër që nga 14 korriku, kur u postuan 44 vdekje.

Statistikat tregojnë se 23 britanikë tani po i nënshtrohen sëmundjes çdo ditë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco