Bullgari/ Protesta në ditën e pavarësisë, përplasje të dhunshme me policinë

Bullgari/ Protesta në ditën e pavarësisë, përplasje të dhunshme me policinë

15:26, 23/09/2020
A+ Aa A-

Festimet e ditës së pavarësisë në Bullgari u kthyen në një rast për përplasje të reja në shesh.

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Borisov dhe të prokurorit të përgjithshëm, prej katër muajsh tashmë.

Akuzat si rëndom në këto raste kanë të bëjnë me korrupsion në nivele të larta. Autoritetet në Sofie vunë në gatishmëri një numër të madh agjentësh policie pas paralajmërimit të organizatorëve se do të ishte një ditë kryengritjeje popullore.

Protestuesit, kryesisht të rinj, denoncojnë korrupsionin dhe shprehen të lodhur nga stili qeverisës i kryeministrit aktual, në mandatin e tij të tretë dhe në pushtet prej vitit 2009.

Borisov, dhe partia e tij janë anëtarë të partisë popullore evropiane.

Përplasjet në shesh ndodh në përfundim të një dite protestash paqësore kundër qeverisë.

Sipas sondazheve të fundit protestuesit kanë mbështetjen e dy të tretave të popullsisë.

Një muaj më parë ministri i drejtësisë dha dorëheqjen pikërisht prej presionit të protestave 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco