Michel Barnier: 'Unë jam i vendosur të negocioj për të arritur një marrëveshje me Britaninë'

Michel Barnier: 'Unë jam i vendosur të negocioj për të arritur një marrëveshje me Britaninë'

14:55, 23/09/2020
A+ Aa A-

Bashkimi Europian është i vendosur të arrijë një marrëveshje tregtare me Britaninë e Madhe por do të jetë realist me Londrën pasi Kryeministri Boris Johnson vendosi të prishë marrëveshjen e tranzicionit, tha të mërkurën kryenegociatori i BE Michel Barnier.

Mbretëria e Bashkuar ka vendosur të largohet nga BE por ajo sipas marrëveshjes së arritur më parë nuk do të privohet nga asnjë bashkpunim ekonomik dhe jetë me të drejta të plota deri në fundin e vitit dhe deri në atë kohë ajo shpreson të ketë arritur një marrëveshje për tregtisë dhe peshkimin me bllokun.

Blloku mund të ndërmarrë veprime ligjore mbi shkeljen e propozuar të ligjit ndërkombëtar, megjithëse kjo mund të kërkojë vite për t'u zgjidhur, dhe ndërkohë diplomatët e BE thonë se Brukseli dëshiron që negociatat mbi marrëdhëniet e saj të ardhshme me Britaninë të vazhdojnë.

Me të mbërritur në Londër përpara bisedimeve joformale me Britaninë, Barnier i tha Reuters kur u pyet nëse ishte optimist për arritjen e një marrëveshjeje: "Unë jam i vendosur".

Deri në fundin e vitit negociatat do të vazhdojnë por gjasa që BE dhe Britania të ndahen me një marrëveshje të dakortësuar duket shumë e vështirë

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco