Australia i kërkon Google që të bllokojë fotot e vendit të shenjtë

Australia i kërkon Google që të bllokojë fotot e vendit të shenjtë

12:08, 23/09/2020
A+ Aa A-

Sidnej - Australia i ka kërkuar Google-it të heqë fotografitë e vendit të shenjtë Indigjen Uluru, ku shfaqen përdoruesit që ngjiten në majën e tij.

Australia në vitin 2019 e mbylli Uluru, i njohur më parë si Ayers Rock, pas një dekade fushatë të gjatë nga komunitetet autoktone për ta mbrojtur atë.

Parks Australia, që është përgjegjës për parkun kombëtar ku ndodhet Uluru, tha se imazhet e Google përmbajnë fotografi të vendit të shenjtë, që sfidojnë ndalimin.

"Parks Australia ... kërkoi që përmbajtja të hiqet në përputhje me dëshirat e Anangu, pronarëve tradicionalë të vendi Uluru dhe udhëzimet e parkut kombëtar," tha një zëdhënëse e qeverisë.

Populli Anangu, pronar tradicional i Uluru, ka bërë thirrje që ngjitja të ndalohet që në vitin 1985, kur parku iu dha autoktonëve, për shkak të rëndësisë së tij shpirtërore si një rrugë të paraardhësve të tyre.

Google nuk iu përgjigj menjëherë kërkesave për koment nga Reuters, por një zëdhënës i tha medias se kompania i kishte hequr imazhet.

"Sapo Parks Australia ngriti shqetësimet, ne i hoqëm imazhet", tha një zëdhënës i Google për "Australian Broadcasting Corporation".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco