Lajmi i fundit

INTERVISTA/ Shpërthimi i Edi Ramës me 'RAI 3' dhe dosja e Olsi Ramës

Vala e dytë e pandemisë Covid 19 godet Spanjën, raportohen 241 viktima në 24 orët e fundit

Vala e dytë e pandemisë Covid 19 godet Spanjën, raportohen 241 viktima në 24 orët e fundit

11:23, 23/09/2020
A+ Aa A-

Koronavirusi vijon të përhapet më ritme të shpejta në Spanjë, e cila duket se po përballet me valën e dytë të pandemisë. Mësohet se në këtë shtet në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 241 persona.

Një shifër mjaft e lartë kjo që nuk regjistrohej prej muajsh. Ndërkohë, Ministria e Shëndetësisë spanjolle tha se këto shifra paralajmërojnë afrimin e një vale të dytë të COVID-19. Gjatë valës së parë numri më i lartë i vdekjeve të 24 orë ka qenë 950 persona.

Ndërkohë edhe Britani po regjistron rrite të rasteve të reja me COVID-19. Kryeministri britanik Boris Johnson ditën e sotme ka shpallur masat e reja kundër koronavirusit, të cilat mund të zgjasin deri në 6 muaj duke shtuar se nuk bëhet fjalë për rikthim të izolimit si në muajin mars.

Johnson paralajmëroi se nëse nuk do shënohet progres dhe do ketë përkeqësim të situatës, do ketë kufizime edhe më të ashpra.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco