Lukashenko bëri befas betimin për mandat të ri presidencial në Bjellorusi

Lukashenko bëri befas betimin për mandat të ri presidencial në Bjellorusi

11:10, 23/09/2020
A+ Aa A-

Agjencia zyrtare e lajmeve Belta ka njoftuar se presidenti Lukashenko ka bërë betimin e tij pas mandatit të fituar në zgjedhjet e kontestuara me 9 gusht pa asnjë njoftim paraprak.

Lukashenko është betuar mbi Kushtetutën në prani të disa qindra njerëzve dhe vazhdon të qëndrojë në pushtet që prej 1994.

Bjellorusia po përballet me presionin ndërkombëtar dhe sanksione të mundshme nga BE dhe SHBA pasi ai cilësohet se ka deformuar rezultatin e zgjedhjeve.

Sipas raporteve nga hetuesi i të drejtave të njeriut të Kombeve të Bashkuara Anais Marin në bjellorusi nga data 9 gusht janë arrestuar mbi 10 000 persona ndërsa janë torturuar fizikisht në mënyrë agresive rreth 500 aktivist.

Rusia I ka shprehur hapur mbështetjen presidentit në detyre ndërsa ka akorduar edhe një fond prej rreth 1.5 miliard dollarësh ndihma, ndërsa Lukashenko ka kërkuar edhe pajisjen me teknologjinë më të fundit të armë ushtarake nga frika e një sulmi nga NATO.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco