U shisnin `pasaporta të arta` të pasurve jashtë BE, zyrtarët e qeverisë së Maltës nën hetim

U shisnin `pasaporta të arta` të pasurve jashtë BE, zyrtarët e qeverisë së Maltës nën hetim

10:52, 23/09/2020
A+ Aa A-

Ish shefi i shtabit të kryeministrit të Maltës, Joseph Muscat thuhet se u la i lirë me kusht nga policia pasi u arrestua në një hetim korrupsioni. Times of Malta raporton se Keith Schembri u la i lirë të martën në mbrëmje, 20 orë pasi u arrestua si pjesë e një hetimi për pastrimin e parave.

Hetimi përfshin ryshfete të lidhura me shitjen e pasaportave malteze njerëzve të pasur nga vendet jashtë Bashkimit Europian. Ky i ashtuquajtur trafik i “pasaportave të arta” u denoncua nga gazetarja Daphne Caruana Galizia, e vrarë në 2017, e cila kishte akuzuar ish-bashkëpunëtorin e ngushtë të Muscat për korrupsion.

Schembri u arrestua pasi një gjykatë urdhëroi ngrirjen e pronës dhe bizneseve të tij, dhe atyre të familjes së tij, tha policia. Ai dyshohet për pastrim parash nga prokurorët maltezë.

Malta filloi të shesë pasaporta të huajve të pasur në 2014, duke u mundësuar kompanive ose individëve të vendosen në arkipelag dhe për këtë arsye brenda BE.

Schembri ka qenë objekt i një hetimi që nga viti 2017, për të përcaktuar nëse ai ka marrë 100,000 euro ryshfet nga shitjet e pasaportave. “Më në fund, gjërat po lëvizin në luftën kundër korrupsionit në Maltë,” tha eurodeputeti gjerman Sven Giegold, nga Partia e Gjelbër Europiane.

Sidoqoftë, ai shtoi se “mosndëshkimi për pastrim parash dhe korrupsion është sistematik. Malta ka nevojë për reforma themelore institucionale për të forcuar sundimin e ligjit”.

Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen kohët e fundit deklaroi se praktika e “pasaportave të arta” ishte kundër vlerave të BE.

Schembri dha dorëheqjen nga posti i tij si këshilltar i lartë i ish-kryeministrit në fund të vitit 2019 pasi Joseph Muscat njoftoi se do të tërhiqej.

Ai më parë ishte arrestuar dhe marrë në pyetje për vrasjen e Caruana Galizia por policia tha se nuk gjeti arsye për ta mbajtur atë më tej.(Euronews/Scan)

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco